Sejed Amar hakim thekson në gatishmërinë për çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22378-sejed_amar_hakim_thekson_në_gatishmërinë_për_çlirimin_e_mosulit
Lideri i partisë "Kuvendi i Lartë Islamik" i Irakut ka theksuar në nevojën e gatishmërisë së plotë për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS me pjesëmarrjen e forcave vullnetare popullore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 11:58 Europe/Tirane
  • Sejed Amar hakim thekson në gatishmërinë për çlirimin e Mosulit

Lideri i partisë "Kuvendi i Lartë Islamik" i Irakut ka theksuar në nevojën e gatishmërisë së plotë për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS me pjesëmarrjen e forcave vullnetare popullore.

Agjencia e lajmeve WAA njoftoi se Sejed Amar hakim, lideri i Kuvendit të Lartë Islamik të Irakut, në takim me një delegacion të personaliteteve të qytetit Tel Afar në provincën Ninva, deklaroi se uniteti dhe pjesëmarrja e forcave të ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut mund ta çlirojë qytetin Mosul nga pushtimi i grupit terrorist ISIS. Sejed Amar Hakim theksoi në shkatërrimin e terroristëve dhe shtoi se ISIS nuk ka vend në Irak dhe duhet të dëbohet nga ky vend. Nga ana tjetër Khaled Abidi, ministri i mbrojtjes së Irakut, të enjten ka theksuar në nevojën e arritjes së marrëveshjes politike në lidhje me fillimin e operacioneve kundër grupit terrorist ISIS për çlirimin e qytetit Mosul dhe deklaroi se Iraku po përgatitet për operacionet për çlirimin e qytetit Mosul pas thyerjes së terroristëve në qytetin Faluxha.