Shtohen mosmarrëveshjet mes terroristëve në Siri
Korrik 22, 2016 11:59 Europe/Tirane
Burimet informative kanë bërë të ditur shtimin e mosmarrëveshjeve mes pjesëtarëve të grupit terrorist Fronti Nusra në Siri.
Gazeta ndërkombëtare "Ra'jul-Jeovm", njoftoi se grupi terrorist Fronti Nusra në Siri pas shtimit të mosmarrëveshjeve mes pjesëtarëve të tij, ka ekzekutuar me vrasje 14 pjesëtarë të tij me akuzë të luftës përkrah ushtrisë së Sirisë në rajonin Vadije Bardi në afërsi të Damaskut. Forcat e ushtrisë së Sirisë gjithashtu gjatë një operacioni kanë vrarë 6 terroristë në veri të Daras në jug të Sirisë. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë zhvilluar luftime të ashpra edhe në rajonin Handurat në veri të Alerpos kundër terroristëve dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha atyre.
Tags