Shpresa për rifillimin e negociatave të paqes në Siri
I dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë shpresoi në rifillimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë.
Jessy Xhahnie, zëdhënëse e Stefan Di Mistura ka thënë se i dërguari i posaçëm i OKB shpreson që javën e ardhshëm së bashku me disa funksionarë të Amerikës dhe Rusisë në Gjenevë të mbahet një takim lidhur me rifillimin e bisedimeve të paqes mes palëve të futura në konflikt në Siri. Ajo nuk dha shpjegime mbi temat e bisedimeve dhe pjesëmarrësit në këtë takim por tha se OKB shpreson në një fazë e cila do të ndihmojë negociatat e brendshme në Siri. Më herët edhe Maria Zakharova zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë njoftoi për një takim mes përfaqësuesve të Amerikës, Rusisë dhe OKB në Gjenevë kushtuar krizës në Siri.