Mercenarët sauditë pësojnë disfatë të rëndë në rajonin Haradh
Me dhjetëra mercenarë të Arabisë Saudite kanë pësuar disfatë të rëndë në rajonin Heradh.
Kaali televiziv Masira njofton: Forcat e ushtrisë dhe komitete popullore të Jemenit, kanë neutralizuar përpjekjet e mercenarëve sauditë në sulmet e tyre në vendkalimin Tual dhe Ramadhe dhe në doganën e rajonin Haradh. Thuhet se mercenarët sauditë prej kohësh ishin mbledhur për të kryer operacione në rajonin haradh të provincës Hoxha. Ndërkohë regjimi Al Saud duke u koordinuar me mercenarët e tij, atyre u jep mbështetje me sulme nga ajri. Kohët e fundit avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë kryer më shumë se 30 sulme me avionë luftarakë dhe kanë patrulluar zonat me helikopterë Apaëi. Megjithë përgatitjet e regjimi Al Saud dhe mercenarëve të tij, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë arritur të prishin planet e tyre dhe tu shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Në operacionet e forcave ushtarake të Jemenit, 4 automjete dhe një autoblinda i mercenarëve sauditë është shkatërruar dhe me dhjetëra prej tyre janë vrarë.