Çlirohet një tjetër qytet në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22519-Çlirohet_një_tjetër_qytet_në_siri
Forcat e ushtrisë siriane në një operacion kundër terroristëve të grupit takfirist Fronti Nusra, kanë arritur të çlirojnë qytetin strategjik Harira në periferi të Damaskut, kryeqytet i Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2016 20:23 Europe/Tirane
  • Çlirohet një tjetër qytet në Siri

Forcat e ushtrisë siriane në një operacion kundër terroristëve të grupit takfirist Fronti Nusra, kanë arritur të çlirojnë qytetin strategjik Harira në periferi të Damaskut, kryeqytet i Sirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës forcat siriane sot kanë kryer një operacion blic kundër terroristëve të Frontit Nusra në qytetin Harira, të cilin tashmë e kanë çliruar. Në këtë operacion me dhjetëra terroristë të frontit Nusra u vranë dhe u shkatërruan pajisjet e tyre. Ndërkohë mësohet se një ushtarak rus përgjegjës për dërgimin e ndihmave humanitare, është vrarë pas shpërthimit të një bombe në një prej rajoneve të provincës Alepo në veri të Sirisë. Ndërkohë mësohet se nga viti 2014 e deri tani në provincën Alepo, nga sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit anti-ISIS të kryesuar nga Amerika janë vrarë 594 terroristë. Ndërsa gazeta sioniste Maariv shkruan se regjimi sionist u ka ardhur në ndihmë me mjete financiare dhe armatime terroristëve në rajonin Golan të Sirisë.