Shpërbëhet garda presidenciale e Turqisë
(last modified Sun, 24 Jul 2016 06:59:15 GMT )
Korrik 24, 2016 08:59 Europe/Tirane
  • Shpërbëhet garda presidenciale e Turqisë

Kryeministri i Turqisë njoftoi vendimin për shpërbërjen e gardës së presidentit.

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim tha se funksionarët e shtetit kanë marrë vendim të shpërbëjnë gardën e presidentit pas arrestimit të 200 anëtarëve të saj, të implikuar në grushtin e shtetit. Garda e presidencës në Turqi është e përbërë nga 2500 ushtarakë prej të cilëve janë arrestuar të paktën 280, nën akuzën e thurjes së grushtit të shtetit në Turqi. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar mbylljen e mbi 1 mijë shkollave private ndërsa e ka zgjatur periudhën gjatë së cilës të dyshuarit mund të mbahen të paraburgosur pa aktakuzë. Ky është dekreti i parë i liderit turk pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për tre muaj, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Erdogan e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasditën e të mërkurës duke thënë se kjo iu jep mundësi autoriteteve që të spastrojë institucionet e vendit nga përkrahësit e grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut gjatë të cilit u vranë së paku 246 persona. Dekreti i parë i nënshkruar nga Erdogani autorizon mbylljen e saktësisht 1043 shkollave, 1229 shoqatave humanitare dhe fondacioneve, 19 sindikatave tregtare, 15 universiteteve dhe 35 institucioneve shëndetësore, shkruan më tej sot Anadolu. Të gjitha këto institucione dyshohet së kanë lidhje me klerikun turk, Fetullah Gylen që jeton në SHBA. Gylen i ka hedhur poshtë akuzat se lëvizja e tij qëndron prapa grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Tags