Shpërthimi terrorist në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22549-shpërthimi_terrorist_në_kabul
Pas shpërthimit terrorist në Kabul të Afganistanit Muhamed Ashraf Gani, presidenti i Afganistanit shpalli menjëherë një ditë zie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 04:29 Europe/Tirane
  • Shpërthimi terrorist në Kabul

Pas shpërthimit terrorist në Kabul të Afganistanit Muhamed Ashraf Gani, presidenti i Afganistanit shpalli menjëherë një ditë zie.

Sot në Afganistan është shpallur ditë zie në përkujtim të viktimave të ngjarjes terroriste në Kabul, gjë e cila u deklarua nga presidenti afgan. Siç vuri në dukje z. Ashraf Gani, autorët e këtij sulmi kërkojnë të krijojnë përçarje në shoqëri dhe populli, por theksoi se terroristët nuk do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore. Disa dhjetëra persona kanë vdekur në një atentat të marrë përsipër nga ISIS dhe i kryer nga një kamikaz gjatë një manifestimi të madh të organizuar këtë të shtunë në Kabul. Një shpërthim i dhunshëm ka tronditur kryeqytetin e Afganistanit në mes të ditës, në rrugët e lagjes Dehmazang, ku po zhvillohej protesta e thirrur nga eksponent të pakicës hazara, një etni persishtfolëse dhe me besim shiit, e vendosur kryesisht në Afganistanin qendror. ISIS ka marrë përsipër autorësinë e atentatit përmes një njoftimi të bërë nga agjencia Amaq. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i tabanëve Zabiullah Muxhahed nxitoi të mohonte çdo përgjegjësi për sulmin. Ndërkohë, shefi i policisë kriminale të Kabulit, Ferejdn Ubaidi ka deklaruar se nuk mund të japë të dhëna mbi numrin e viktimave. Por burime të Ministrisë së Shëndetësisë kanë folur për të paktën 80 të vdekur dhe 300 të plagosur. Ndërsa sipas burimeve të tjera, viktimat janë rreth 50. Një dëshmitar ka deklaruar për një televizion lokal se atentati u krye nga një kamikaz që e kishte mbuluar fytyrën me shami. Ndërkohë, kontejnerët e vendosur nga forcat e sigurisë për të penguar aksesin në qendër të qytetit kanë vështirësuar punën e skuadrave të shpëtimit, aq sa kufoma të shumta kanë qëndruar të shtrira në asfalt për një kohë të gjatë pas shpërthimit. Ndërkohë gishti i akuzës si gjithmonë drejtohet nga grupi Taleban. Sipas shumë analistëve, edhe pse ky grup ka dënuar aktin terrorist të kryer në Kabul, mirëpo aktet e dhunshme të këtij grupi i kanë krijuar mjaft probleme qeverisë afgane për garantimin e sigurisë dhe rendit për shtetasit e saj. Për këtë arsye për shumë analistë është e papranueshme që Taleban me dënimin e këtij akti, ta paraqesë veten si të pafajshëm. Populli afgan është i mendimit se nëse grupi Taleban i kushton rëndësi dhe vlerë jetës së njerëzve, atëherë ky grup duhet të bashkëpunojë në procesin e paqes dhe atë të shkatërrimit të terroristëve dhe të mos ndërmarrë hapa që krijojnë hapësira për shfaqjen e grupeve terrorist si ISIS në Afganistan. Ndërkohë vendet perëndimore si Amerika e cila ka qëndruar për 15 vite në Afganistan, ngjarje të tilla si ajo e kabullit, i shfrytëzojnë për të stabilizuar praninë e tyre në Afganistan. Këtë e vërteton edhe deklarata e John Kirby zëdhënës i DASH i cili ka thënë se sulmi i fundit në Afganistan, e bën akoma më të fortë vullnetin e Uashingtonit për të vazhduar misionin e tij ushtarak në Afganistan. Amerika ndodhet në Afganistan që prej vitit 2001, mirëpo që nga ajo kohë e deri tani, terrorizmi në këtë vend jo vetëm që nuk është ulur për është shtuar akoma më shumë dhe njëkohësisht janë shtuar edhe aktet e dhunës dhe trafiku i drogës.