Vritet zëvendësi i Abu Bekr Al-Bagdadi, kreu i ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22555-vritet_zëvendësi_i_abu_bekr_al_bagdadi_kreu_i_isis
Ministria e Mbrojtjes së Irakut me anë të një deklarate, ka deklaruar se Hashem Nasif Xhasem Al-Hejali, zëvendësi i Abu Bekr Al-Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS, është vrarë në veri të provincës Dejale të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 04:31 Europe/Tirane
  • Vritet zëvendësi i Abu Bekr Al-Bagdadi, kreu i ISIS

Ministria e Mbrojtjes së Irakut me anë të një deklarate, ka deklaruar se Hashem Nasif Xhasem Al-Hejali, zëvendësi i Abu Bekr Al-Bagdadi, kreu i grupit terrorist ISIS, është vrarë në veri të provincës Dejale të Irakut.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Irakut me anë të një deklarate, ka thënë: "Forcat irakiane gjatë operacioneve të tyre në veri të provincës Dejale kanë vrarë zëvendësin e Abu Bekr Al-Bagdadit dhe kanë plagosur disa persona që shoqëronin atë. Kjo deklaratë shton: "Forcat e komandës së operacioneve Tigër kanë arritur të vrasin Hashem Nasef Xhasem Hajali, asistent i Abu Bekr Al-Bagdadi gjatë luftimeve në rajonin Makhise në veri të provincës Dejale dhe kanë plagosur disa persona shoqërues të tij. Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka shtuar se këto operacione janë kryer në bazë të informacioneve të sakta dhe gatishmëria e lartë e luftëtarëve irakianë ka luajtur rol kryesor në suksesin e këtyre operacioneve.