Shpallet zi publike në Afganistan
Presidenti i Afganistanit shpalli një ditë zi publike në Afganistan.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, ka shpallur një ditë zie në shenjë nderimi për viktimat e shpërthimit terrorist që ndodhi në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit dhe deklaroi se vendi i tij do të fitojë në luftën kundër terroristëve. Presidenti i Afganistanit deklaroi se autorët e këtij sulmi synojnë të krijojnë përçarje dhe konflikt në shoqërinë e Afganistanit, por ata kurrë nuk do të arrijnë të realizojnë këtë qëllim të shëmtuar të tyre. Vlen të theksohet se sipas autoriteteve afgane, nga sulmi terrorist në Kabul janë vrarë rreth 80 persona dhe janë plagosur 300 të tjerë. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këtë shpërthim terrorist.