Shpërthim në Kazemein të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22627-shpërthim_në_kazemein_të_irakut
Burimet irakiane të sigurisë kanë njoftuar për një shpërthim terrorist në rajonin Kazemein në veri të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 09:03 Europe/Tirane
  • Shpërthim në Kazemein të Irakut

Burimet irakiane të sigurisë kanë njoftuar për një shpërthim terrorist në rajonin Kazemein në veri të Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.

Kanali informativ Sumerije News njoftoi se sot (të dielën) në mëngjes nga shpërthimi i një autobombe në sheshin Aden në rajonin Kazemein në veri të Bagdadit, janë vrarë dhe plagosur disa persona. Sipas burimeve informative, autobomba drejtohej nga një sulmues kamikaz. Ditën e shtunë gjithashtu nga shpërthimi i një bombe në rajonin Taxhi në veri të Bagdadit, janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 9 të tjerë. Vlen të theksohet se kryeqyteti i Irakut gjatë javëve të fundit po përballet me shpërthime të përgjakshme ku si pasojë e tyre janë vrarë me dhjetëra civilë irakianë. Përgjegjësinë për shumicën e këtyre sulmeve dhe shpërthimeve terroriste në Bagdad e ka marrë grupi terrorist ISIS.