Arabia Saudite përsëri shkel armëpushimin në Jemen
Avionët ushtarakë të Arabisë Saudite kanë vazhduar të shkelin armëpushimin në Jemen, duke sulmuar 16 herë disa provinca në këtë vend.
Sipas agjencisë zyrtare jemenase të lajmeve Sana, avionët sauditë të dielën tre herë radhazi kanë sulmuar qytetin Harez në provincën Haxhe dhe disa herë rajonin Hifa në provincën Taez në rajonin Kahbub në qytetin Al Mezarebe në provincën Taez, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Avionët e agresorëve sauditë po ashtu disa herë kanë sulmuar banesat në qytetin Al Gil në provincën Al Xhuf si dhe kanë kryer disa fluturime mbi qiellin e provincën Sade. Agresorët sauditë kanë bombarduar urën Al Moxhazie në provincën Omran , urën që lidh provincat Haxhe dhe Omran. Arabia saudite në koalicion me disa vende arabe të rajonit dhe me ndihmën e Amerikës, para një viti ka filluar sulmet masive kundër Jemenit, me qëllim rikthimin në pushtet të Abdurabe Mansur hadi, presidenti i dorëhequr i Jemenit dhe deri më tani mijëra jemenas janë vrarë dhe plagosur.