Operacionet e ushtrisë siriane në Guten lindore në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22666-operacionet_e_ushtrisë_siriane_në_guten_lindore_në_damask
Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e grupeve terroriste në Guten lindore në Damask.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2016 20:14 Europe/Tirane
  • Operacionet e ushtrisë siriane në Guten lindore në Damask

Ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e grupeve terroriste në Guten lindore në Damask.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, avionët e ushtrisë siriane sot (e diele) disa herë radhazi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në Guten lindore në Damask. Në këto operacionet, një numër i terroristëve është vrarë dhe u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një tjetër informacion nga Siria bën të ditur se grupet terroriste kanë sulmuar muzeun kombëtar në Alepo, duke i shkaktuar dëme të shumta materiale. Edhe përkundër faktit se qyteti i vjetër Alepo është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, grupet terroriste vazhdojnë të sulmojnë rajone të ndryshme të këtij qyteti të lashtë. Avionët e ushtrisë siriane po ashtu kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në fshatrat Hume lindore të Hamas, në lindje të Sirisë.