Turqia paralajmëron Amerikën rreth mos ekstradimit të Fethullah Gylen
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka paralajmëruar për mos ekstradimin e opozitarëve turq nga Amerika.
Agjencia e lajmeve Mizan njoftoi se Mevlut Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, të hënën deklaroi: "Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin mund të ndikohen negativisht nëse Amerika nuk ekstradon Fethullah Gylne tek autoritetet turke". Ai gjithashtu ka shtuar se për shkak të grusht shtetit ushtarak të pasuksesshëm në Turqi, ekziston mundësia që të dëbohen edhe disa ambasador nga ky vend. Çavushoglu më par kishte thënë se dosja për ekstradimin e Fethullah Gylen do të përgatitet brenda dhjetë ditëve. Ai shtoi: "Është e qartë lidhja mes Gylen dhe ushtarëve pjesëmarrës në grusht shtetin. Turqia është serioze për kthimin e Gylen dhe do të bëjë të gjitha veprimet politike dhe ligjore në këtë drejtim".