Ministri i jashtëm irakian kërkon largimin e ushtrisë turke nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22789-ministri_i_jashtëm_irakian_kërkon_largimin_e_ushtrisë_turke_nga_iraku
Ministri i jashtëm i Irakut ka kërkuar largimin e ushtarëve turq nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2016 16:20 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm irakian kërkon largimin e ushtrisë turke nga Iraku

Ministri i jashtëm i Irakut ka kërkuar largimin e ushtarëve turq nga Iraku.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut të hënën në takimin e liderëve të Unionit Arab në Nevakshut (kryeqytet i Mauritanisë), ka kërkuar nga vendet arabe që t’i bëjnë presion Turqisë për t’i larguar forcat e saj nga territori irakian. Z. Ibrahim Xhaferi ka shtuar: Respektimi i Irakut është respektim i parimit të fqinjësisë së mirë me Turqinë dhe s'do të thotë se Bagdadi duhet të heq dorë nga e drejta për integritet territorial. Ministri i jashtëm irakian z. Ibrahim Xhaferi, tha se Iraku kurrë nuk do të kthehet në një vend agresor në rajon por njëkohësisht do të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë e tij territoriale. Ai praninë e forcave turke e konsideroi në kundërshtim me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe se Bagdadi zyrtar nuk pranon ndërmjetësime për takime me funksionarët turq përpara largimit të forcave turke nga Iraku. Vlen të theksohet se forcat turke janë dislokuar në Irak pa konfirmimin e qeverisë së Bagdadit. Ndërkohë Bagdadi me anë të letrave dërguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të këtyre trupave turke nga Iraku.