Rrëzohet një helikopter Apaçi i Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22804-rrëzohet_një_helikopter_apaçi_i_arabisë_saudite_në_jemen
5 roje kufitare kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopterë të Arabisë Saudite në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 05:02 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një helikopter Apaçi i Arabisë Saudite në Jemen

5 roje kufitare kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopterë të Arabisë Saudite në Jemen.

Një helikopter i Arabisë Saudite është rrëzuar ditën e martë në rajonin Ezan të provincës Taiz. Forcat jemenase kanë rrëzuar një helikopter Apaçi të Arabisë Saudite i cili transportonte armë në jug të Jemenit. Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrëzuar një helikopter Apaçi të Arabisë Saudite i cili transportonte armë për mercenarët e armatosur dhe terroristët në rajonin Ezan në jug të Jemenit. Ky helikopter ishte duke fluturuar në lartësi të ulët dhe shpërndante armë të sofistikuara për mercenarët e Arabisë Saudite në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore kundër Jemenit që prej muajit mars me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi. Nga ana tjetër lëvizja Ansarullah ka lëshuar një raketë balistike në drejtim të një baze ushtarake në Arabinë Saudite duke shkatërruar disa tanke të brigadës 84 të ushtrisë saudite dhe duke vrarë disa ushtarakë sauditë mes tyre një oficer ushtarak. Nga këto sulme deri tani janë humbur jetën 8 mijë persona dhe është shkatërruar infrastruktura e Jemenit.