Rezoluta e OKB që dënon regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22885-rezoluta_e_okb_që_dënon_regjimin_sionist
Këshilli ekonomik dhe social i OKB ka nxjerrë një rezolutë ku dënohet pushtimi i territoreve palestineze nga ana e regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 16:50 Europe/Tirane
  • Rezoluta e OKB që dënon regjimin sionist

Këshilli ekonomik dhe social i OKB ka nxjerrë një rezolutë ku dënohet pushtimi i territoreve palestineze nga ana e regjimit sionist.

ECSOC ka dënuar regjimin sionist për shkak se pushtimi i rajoneve palestineze nga ana e tij ka lënë pasoja tepër të rënda ekonomike dhe sociale për popullin palestinez sidomos në Kodsin Lindor dhe lartësitë Golan. Gjithashtu ky këshill vë në dukje se pushtimi i territoreve palestineze nga ana e regjimit sionist ka krijuar varfëri të madhe në BPLJ dhe ka shtuar nivelin e papunësisë në rripin e Gazës. Përveç kësaj thuhet se në lartësitë Golan regjimi sionist ka penguar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit me qëllim që të zgjasë pushtimin e tij dhe kjo ka krijuar kushtet më të rënda ekonomike dhe jetësore për banorët e këtij rajoni. Dy muaj më parë edhe OBSH ka nxjerrë një rezolutë ku regjimi sionist dënohej për shkak të kushteve të rënda që ka krijuar për banorët palestinezë.