Universiteti i Mosulit shkatërrohet nga ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22888-universiteti_i_mosulit_shkatërrohet_nga_isis
Grupi terrorist ISIS ka shkatërruar universitetin e qytetit Mosul në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 21:20 Europe/Tirane
  • Universiteti i Mosulit shkatërrohet nga ISIS

Grupi terrorist ISIS ka shkatërruar universitetin e qytetit Mosul në veri të Irakut.

Giath Sureçi përgjegjës mediatik i unionit kombëtar të Kurdistanit të Irakut në një intervistë dhënë agjencisë IRNA njoftoi se elementë të grupit terrorist ISIS kanë shkatërruar universitetin Hadeba të qytetit Mosul në provincën Ninva. ISIS është në prag të dështimit total në Irak dhe në dy vitet e kaluara ky grup terrorist ka shkatërruar shumë qendra kulturore, fetare, antike dhe historike të qytetit Mosul. Ndërkohë Masud Barzani kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka kritikuar veprimin e Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut, i cili ka ndaluar pjesëmarrjen e delegacionit të Kurdistanit të Irakut në takimin e koalicionit të luftës kundër ISIS në Uashington. Ai edhe një herë parashtroi çështjen e ndarjes së rajonit të Kurdistanit nga Iraku dhe prej grupeve politike në Irak kërkoi që sa më shpejt të përcaktojnë fatin e rajonit të Kurdistanit.