Lëvizja “ Drejtësia “ në Bahrejn paralajmëron regjimin Al Khalifa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22894-lëvizja_drejtësia_në_bahrejn_paralajmëron_regjimin_al_khalifa
Lëvizja Drejtësia në Bahrejn ka paralajmëruar regjimin Al Khalifa dhe dënimin e sheik Isa Kasem e quajti marrëzi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2016 21:20 Europe/Tirane
  • Lëvizja “ Drejtësia “ në Bahrejn paralajmëron regjimin Al Khalifa

Lëvizja Drejtësia në Bahrejn ka paralajmëruar regjimin Al Khalifa dhe dënimin e sheik Isa Kasem e quajti marrëzi.

Sipas një njoftimi të agjencisë Perla të Bahrejnit, lëvizja “Drejtësia” e Bahrejnit dënimin e sheik Isa Kasem e quajti marrëzi dhe njëkohësisht kërcënim për sigurinë e rajonit. Kjo lëvizje paralajmëroi se ky veprim i regjimit Al Khalifa do ta detyrojë popullin bahrejnas të ngrihet në mbrojtje të së drejtave të tij fetare, të identitetit, bindjeve dhe të vendit të vet. Lëvizja Drejtësia këshilloi mbretin Hamd Bin Isa Al Khalifa të Bahrejnit që të heqë dorë nga aktet e shtypjes së popullit dhe të diskriminimit. Kjo lëvizje vlerësoi tubimet përballë shtëpisë së Isa Kasem dhe kërkoi vazhdimin e tyre. Qeveria e Bahrejnit sot deklaroi se gjyqi ndaj Isa Kasem do të mbahet nesër. Ky gjyq organizohet në kohën kur në rajonin Deraz ku ndodhet edhe shtëpia e Isa Kasem, bahrejnasit vazhdojnë protestat e tyre kundër regjimit Al Khalifa.