Organizimi i negociatave të paqes në Siri
Në muajin gusht do të organizohen negociatat e reja të paqes në Siri, të cilat mbahen në Gjenevë.
Lajmi bëhet i ditur nga Stefan Di Mistura i dërguari i posaçëm i OKB i cili njoftoi se këto bisedime do të mbahen deri në fund të gushtit. Stefan De Mistura të mërkurën pas takimit me Sebastian Kurz, ministrin e jashtëm të Austrisë, ka thënë se sipas të gjitha gjasave negociatat e Gjenevës për krizën në Siri mund të rifillojnë gjatë muajit të gushtit. Ai shtoi se armëpushimi në Siri zbatohet në nivel 50% dhe ndihmat ndërkombëtare janë dërguar për 250 mijë persona. De Mistura të martën kishte deklaruar se nuk ekziston asnjë datë e veçantë për rifillimin e negociatave të Gjenevës në lidhje me krizën në Siri, por njëkohësisht me këtë ka theksuar se bisedimet mes palëve siriane duhet të fillojnë sa më shpejtë.