Protesta në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i22948-protesta_në_bahrejn
Agjencia Menar e lajmeve njofton se me mijëra bahrejnas kanë dënuar heqjen e shtetësisë së Isa Kasem nga ana e regjimit Al Khalifa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 10:43 Europe/Tirane
  • Protesta në Bahrejn

Agjencia Menar e lajmeve njofton se me mijëra bahrejnas kanë dënuar heqjen e shtetësisë së Isa Kasem nga ana e regjimit Al Khalifa.

Protestat janë përqendruar përballë këtij kleriku të njohur shiit në rajonin Deraz të Manamasë kryeqytet i Bahrejnit. Të mbledhur përballë shtëpisë së klerikut të njohur shiit bahrejnas sheik Isa Kasem, bahrejnasit kanë dënuar regjimin Al Khalifa i cili ka hequr shtetësinë për klerikun e njohur sheik Kasem. Menjëherë pas këtij veprimi shumë rajone në Bahrejn kanë organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa. Lëvizja “Drejtësia” e Bahrejnit dënimin e sheik Isa Kasem e quajti marrëzi dhe njëkohësisht kërcënim për sigurinë e rajonit. Kjo lëvizje paralajmëroi se ky veprim i regjimit Al Khalifa do ta detyrojë popullin bahrejnas të ngrihet në mbrojtje të së drejtave të tij fetare, të identitetit, bindjeve dhe të vendit të vet. Lëvizja Drejtësia këshilloi mbretin Hamd Bin Isa Al Khalifa të Bahrejnit që të heqë dorë nga aktet e shtypjes së popullit dhe të diskriminimit. Kjo lëvizje vlerësoi tubimet përballë shtëpisë së Isa Kasem dhe kërkoi vazhdimin e tyre. Qeveria e Bahrejnit sot deklaroi se gjyqi ndaj Isa Kasem do të mbahet nesër. Ky gjyq organizohet në kohën kur në rajonin Deraz ku ndodhet edhe shtëpia e Isa Kasem, bahrejnasit vazhdojnë protestat e tyre kundër regjimit Al Khalifa.