OKB kërkon vendosjen e armëpushimit në jug të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23002-okb_kërkon_vendosjen_e_armëpushimit_në_jug_të_jemenit
Koordinatori i OKB për çështje humanitare në Jemen ka kërkuar vendosjen e armëpushimit në jug të Jemenit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2016 17:19 Europe/Tirane
  • OKB kërkon vendosjen e armëpushimit në jug të Jemenit

Koordinatori i OKB për çështje humanitare në Jemen ka kërkuar vendosjen e armëpushimit në jug të Jemenit.

Jimmy Mc Golderin, Koordinatori i OKB për çështje humanitare në Jemen, të mërkurën duke folur në lidhje me krizën në jug të Jemenit, ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin në Jemen që të respektojnë normat e të drejtës humanitare të OKB pa asnjë kusht. Njëkohësisht me nisjen e negociatave të paqes në Kuvajt, Arabia Saudite ka vazhduar sulmet e saj kundër Jemenit. Agjencia Al Alam e lajmeve njofton se njëkohësisht me nisjen e negociatave të paqes, Arabia Saudite ka sulmuar të paktën 9 provinca të Jemenit mes tyre kryeqytetin Sana duke vrarë shumë civilë. Një prej zonave të bombarduara nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite ishte rajoni Same i provincës Saade. Ndërkohë grupi i Riadit me gjithë qëndrimet e tij kundër Ismail Ould Sheik Ahmed të dërguarit special të OKB për çështjen e Jemenit, deklaroi se negociatat i nis pa asnjë parakusht. Arabia Saudite në koalicion me disa vende arabe të rajonit dhe me dritën jeshile të Amerikës, ka nisur sulmet kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi, duke marrë jetën e mijëra civilëve të pafajshëm dhe duke shkatërruar rëndë infrastrukturën e Jemenit.