Martirizohen 6 civilë jemenas nga sulmet e avionëve sauditë në Mareb
(last modified Wed, 27 Jul 2016 15:51:45 GMT )
Korrik 27, 2016 17:51 Europe/Tirane
  • Martirizohen 6 civilë jemenas nga sulmet e avionëve sauditë në Mareb

Avionët luftarakë të regjimit saudit kanë sulmuar një treg në provincën Mareb dhe kanë martirizuar 6 civilë jemenas.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, avionët e regjimit Al Saud kanë vazhduar edhe sot krimet kundër popullit të pafajshëm jemenas. Sipas këtij raporti, avionët sauditë kanë sulmuar një treg të frekuentuar me njerëz në provincën Mareb. Si pasojë e këtij sulmi, gjashtë civilë jemenas janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sulmet e regjimit saudit vazhdojnë në Jemen edhe përkundër faktit se në Kuvajt janë duke u zhvilluar negociatat për arritjen e paqes në Jemen.

Tags