Siria: Qëllimi i shpërthimeve terroriste, dështimi i negociatave të Gjenevës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23047-siria_qëllimi_i_shpërthimeve_terroriste_dështimi_i_negociatave_të_gjenevës
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë deklaroi se qëllimi i sulmeve terroriste në Siri është përpjekje për të dështuar raundi i ri i negociatave për paqe të Gjenevës, me qëllim zgjidhjen e krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 03:39 Europe/Tirane
  • Siria: Qëllimi i shpërthimeve terroriste, dështimi i negociatave të Gjenevës

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë deklaroi se qëllimi i sulmeve terroriste në Siri është përpjekje për të dështuar raundi i ri i negociatave për paqe të Gjenevës, me qëllim zgjidhjen e krizës në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të mërkurën me anë të një deklarate, tha se qëllimi i shpërthimeve terroriste në dy ditët e fundit në Damask dhe Kamëshli në provincën Hasake në verilindje të Sirisë, është dëmtimi i negociatave të Gjenevës dhe të procesit për zgjidhjen e krizës në Siri. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këtë deklaratë gjithashtu dënoi përpjekjet e disa vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB për pengimin e marrjes së masave ndëshkuese për vendet dhe organizatat që po mbështesin grupet terroriste në Siri.