Amar Hakim thekson largimin e ushtarëve turq nga Iraku
Lideri i subjektit politik "Kuvendi i Lartë Islamik" në Irak përsëri kërkoi largimin e forcave ushtarake të Turqisë nga Iraku.
Kanali informativ Sumerije News njoftoi se Sejed Amar Hakim, lideri i subjektit politik "Kuvendi i Lartë Islamik" në Irak, të mërkurën në takim me Faruk Kajemçi, ambasadorin e Turqisë në Bagdad, deklaroi: "Forcat ushtarake të Turqisë pa kurrfarë kushti duhet të largohen nga territori i Irakut". Amar Hakim dhe ambasadori i Turqisë në Bagdad në këtë takim gjithashtu kanë biseduar edhe rreth marrëdhënieve bilaterale dhe çështjeve të rajonit". Vlen të theksohet se Ibrahim Xhafari së fundi në samitin e krerëve të Ligës Arabe në Novakishot të Muritanisë, kërkoi nga vendet arabe të ushtrojnë presion mbi Turqisë që të largojë forcat e saj ushtarake nga territori i Irakut. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, qindra ushtarë turq me pretekst të luftës kundër grupit terrorist ISIS, kanë hyrë në veri të Irakut dhe janë vendosur në bazën ushtarake Ba'shika në afërsi të Mosulit. Ky veprim i Turqisë ka ngjallur një valë të gjerë të protestave ndërkombëtare.