Mbyllje masive e kanaleve televizive në Turqi
(last modified Thu, 28 Jul 2016 06:11:29 GMT )
Korrik 28, 2016 08:11 Europe/Tirane
  • Mbyllje masive e kanaleve televizive në Turqi

Burime mediatike në Turqi bëjnë të ditur se rreth 1700 persona nga personeli ushtarak i këtij vendi janë pushuar nga puna dhe mbi 130 media janë mbyllur.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar i qeverisë turke ka thënë se 1684 persona nga personeli ushtarak i këtij vendi që kishin rol në grusht shtetin e dështuar në 15 dhe 16 korrik, janë pushuar nga puna. Nga këta 1684 persona, 149 janë gjeneralë dhe admiralë. Qeveria turke po ashtu ka njoftuar se janë arrestuar tre gazetarë dhe janë mbyllur 16 kanale televizive, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 botime. Po ashtu në kuadër të shtypjes së përkrahësve të Gulen në Turqi, është dhënë urdhri për arrestimin e 47 gazetarëve të tjerë. Autoritetet turke po ashtu mbi 60 mijë ushtarë, policë, mësues, punëtorë të qeverisë dhe të tjerë gjatë javës së kaluar i kanë arrestuar. Erdogan e ka akuzuar Fethullah Gulenin se ai ka krijuar një strukturë paralele në gjyqësi, arsim, media dhe ushtri dhe ka pasur për qëllim rrëzimin e qeverisë turke. Kjo është në kohën kur 75 vjeçari Gulen ka mohuar këto akuza.

Tags