Progreset e ushtrisë siriane kundër terroristëve në provincën Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23098-progreset_e_ushtrisë_siriane_kundër_terroristëve_në_provincën_alepo
Forcat e ushtrisë siriane në operacionet e tyre kanë arritur të çlirojnë nga pushtimi i terroristëve të ISIS rajone të tjera të qytetit Alepo në veri të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 13:09 Europe/Tirane
  • Progreset e ushtrisë siriane kundër terroristëve në provincën Alepo

Forcat e ushtrisë siriane në operacionet e tyre kanë arritur të çlirojnë nga pushtimi i terroristëve të ISIS rajone të tjera të qytetit Alepo në veri të Sirisë.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, ushtria siriane të enjten, në operacionet kundër terroristëve të ISIS dhe Frontit Al Nusra në Alepo, me qëllim vendosen e tërësishme të sigurisë në këtë qytet dhe rimarrjen nën kontroll të tij, ka kryer operacione në rajonet Al Saken Al Shebabi dhe Al Liramun, duke i marrë nën kontroll ato. Në këto operacione janë vrarë një numër i madh i terroristëve. Ushtria siriane po ashtu pas ikjes së shumicës së grupeve terroriste, ka marrë nën kontroll rajonin Al Saken Al Shababi në lagjen Beni Zejd në qytetin Alepo. Shtabi i përgjithshëm komandues i ushtrisë dhe forcave të armatosura ka njoftuar se në përpjekjet për parandalimin e gjakderdhjes, i ka dhënë mundësi atyre të cilët kanë në dorë armë, të dorëzohen. Njëkohësisht me dominimin e ushtrisë siriane dhe progresin e rezistencës , presidenti sirian Bashar Asad i ka bërë thirrje të gjithë terroristëve që të dorëzohen sepse disfata e tyre është afër.