Kërkohet largimi i ambasadorit saudit nga Iraku
Një deputet i parlamentit irakian ka kërkuar që ambasadori saudit në Irak të shpallet person 'non grata' dhe të largohet nga Iraku.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Skender Venut, deputet në parlamentin e Irakut përmes një deklarate, duke thënë se Samer Al Sobhan, ambasadori i Arabisë Saudite në Irak është përfaqësues i qeverisë, i cili nuk e kupton definicionin e demokracisë, ka kërkuar shpalljen e tij person 'non grata' dhe largimin nga Iraku. Më tej ky deputet ka thënë: Al Sobhan ka harruar se është përfaqësues i qeverisë i cili nuk e di kuptimin e demokracisë dhe është prodhues i mendimeve ekstremiste të grupeve terroriste Al Kaeda dhe ISIS. Ambasadori i Arabisë Saudite shpeshherë ka dhënë deklarata luftënxitëse në Irak i cili në një deklaratë tij që kishte ngjallur reagime të ashpra të autoriteteve irakiane, kishte thënë se “e vetmja rrugë për të shpëtuar Irakun është ndryshimi nga brenda”. Skender Venut në deklaratën e tij i kërkoi qeverisë irakiane që të mos lejojë ambasadorin saudit të ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut, sepse ai po bën përpjekje për të prishur uniteti kombëtar dhe të nxisë pakënaqësi nga brenda.