Protesta masive kundër Arabisë Saudite dhe Amerikës në kryeqytetin e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23152-protesta_masive_kundër_arabisë_saudite_dhe_amerikës_në_kryeqytetin_e_jemenit
Mijëra qytetarë jemenas kanë dënuar përmes një proteste masive në Sana krimet e regjimit Al Saud dhe të Amerikës kundër popullit jemenas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 28, 2016 19:50 Europe/Tirane
  • Protesta masive kundër Arabisë Saudite dhe Amerikës në kryeqytetin e Jemenit

Mijëra qytetarë jemenas kanë dënuar përmes një proteste masive në Sana krimet e regjimit Al Saud dhe të Amerikës kundër popullit jemenas.

Sipas kanalit televiziv jemenas Al Masire, kjo protestë u organizua sot (e enjte) në Sana nën moton “Koalicioni amerikan merr përsipër krimet kundër qytetarëve në Taiz”,  duke kërkuar ndaljen e sulmeve saudite kundër popullit jemenas. Protestuesit kanë theksuar për mbrojtjen e vendit të tyre përballë krimeve të agresorëve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Mohamed Ali Al Huthi, kryetar i Komitetit të lartë të Revolucionit në Jemen ka mbajtur një fjalim në këtë protestë.