Qyteti Alepo nën rrethim të plotë nga forcat siriane
Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se qyteti Alepo në veri të Sirisë është nën rrethim të plotë të forcave siriane.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Stefan De Mistura, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Siri, duke folur mbi vazhdimin e luftimeve në Alepo dhe rrethimin e plotë të këtij qyteti nga forcat siriane, ka theksuar mbi përpjekjet e kësaj OKB për të pasur qasje për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në këtë qytet. Robert Mardini, drejtor operativ për LM në Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili sapo është kthyer nga Siria, ka thënë se civilët sirianë në Alepo janë duke përjetuar kushte tejet të këqija humanitare, ku aty ka të plagosur, ka mungesë të ushqimeve dhe gjërave më elementare për jetesë.