Shkarkohen 300 funksionarë të tjerë të diplomacisë së Turqisë
(last modified Fri, 29 Jul 2016 12:17:06 GMT )
Korrik 29, 2016 14:17 Europe/Tirane
  • Shkarkohen 300 funksionarë të tjerë të diplomacisë së Turqisë

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për shkarkimin e mbi 300 funksionarëve të aparatit diplomatik në vazhdën e spastrimit të institucioneve të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, bëri të ditur shkarkimin e 80 diplomatëve në mesin e tyre edhe 2 ambasadorëve në kuadër të zhvillimeve pas grusht shtetit ushtarak në këtë vend. Ai deklaroi se numri i funksionarëve të aparatit diplomatik të këtij vendi të cilët do të shkarkohen në ditët e ardhshme do të shkojë deri në 300 persona. Ai gjithashtu shtoi se një prej punonjësve të konsullatës së Turqisë në qytetin Ghazan të Rusisë pas hetimeve të kryera në lidhje me autorët e grusht shtetit të fundit, ka ikur në Japoni. Çaushoglu gjithashtu me anë të një deklarate ka bërë të ditur se ambasadorët e shkarkuar janë Gurkan Balik dhe Tunkaj Babali. Balik përgjatë shumë viteve ka punuar si këshilltar i lartë i Ahmed Davudoglut, ish-ministrit të punëve të jashtme të Turqisë, ndërsa Babali ka qenë ambasadorë i Turqisë në Kanada. Çavushoglu ka thënë se shumica e këtyre funksionarëve kanë bashkëpunuar me Fethullah Gylen.

Tags