Dërgimi i 30 ushtarëve amerikanë në Kandahar dhe Pervan të Afganistanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23248-dërgimi_i_30_ushtarëve_amerikanë_në_kandahar_dhe_pervan_të_afganistanit
Autoritetet e Gardës kombëtare amerikane kanë njoftuar se rreth 30 ushtarë amerikanë do të stacionohen në Kandahar dhe Pervan të Afganistanit, për kryerjen e misioneve policore dhe të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2016 15:25 Europe/Tirane
  • Dërgimi i 30 ushtarëve amerikanë në Kandahar dhe Pervan të Afganistanit

Autoritetet e Gardës kombëtare amerikane kanë njoftuar se rreth 30 ushtarë amerikanë do të stacionohen në Kandahar dhe Pervan të Afganistanit, për kryerjen e misioneve policore dhe të sigurisë.

Rreth 30 ushtarë të Gardës kombëtare të Indianas në qytetin Geri të SHBA, do të stacionohen në Afganistan. Autoritetet e Gardës kombëtare amerikane kanë thënë se këto 30 trupa do të jenë pjesë e 938 ushtarëve të tjerë të cilët do të stacionohen në Afganistan për kryerjen e misioneve policore dhe të sigurisë në provincat Kandahar dhe Pervan të Afganistanit. Më parë një komandant amerikan kishte thënë se do ët dërgohen edhe 800 ushtarë të tjerë amerikan në Afganistan. këto forca në Afganistan do të veprojnë në kuadër të operacioneve për ruajtjen e lirisë dhe janë në kuadër të trupave amerikane që luftojnë kundër grupeve terroriste ISIS dhe Al Kaeda në Afganistan. Sipas programit të mëparshëm të Amerikës, duhej që forcat amerikane deri në përfundim të këtij viti të reduktoheshin në 5 mijë e 500 ushtarë në Afganistan. Forcat amerikane në Afganistan janë duke kryer dy misione në të njëjtën kohë, njëri në kuadër të forcave të NATO-s me emrin Misioni për mbështetjen e vendosur dhe tjetri me emrin Ruajtja e lirisë. Më parë, Xhon Nikolson, komandant i NATO-s në Afganistan, kishte thënë se 400 ushtarë shumë shpejt do të vendosen në Afganistan dhe do të përdoren në bazë të nevojës. Sipas Niklson, vendosja e 400 ushtarëve në afërsi të kufijve afganë do ët bëhet në kuadër të misionit amerikan në Afganistan.