Plagosen katër palestinezë në Rripin e Gazës
Ushtarët sionistë të premten kanë plagosur katër palestinezë në Rripin e Gazës.
Sipas agjencisë shtetërore palestineze të lajmeve nga Gaza, burime spitalore në Rripin e Gazës kanë njoftuar se në përleshjet e ndodhura të premten midis palestinezëve të Rripit të Gazës dhe ushtarëve okupatorë sionistë , të paktën 4 palestinezë janë plagosur. Këto burime kanë theksuar se ushtarët sionistë të premten në lindje të lagjes Al Shoxhae në Gaza dhe në lindje të kampit Al Barixh në qendër të Rripit të Gazës, kanë sulmuar palestinezët e këtyre rajoneve. Mësohet se nga përleshjet midis ushtrisë sioniste dhe palestinezëve në bazën ushtarake Nahel Avaz, nga plumbat janë plagosur tre palestinezë të cilët janë shtruar për kurim në spital.