Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Xhuf të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23311-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_arabisë_saudite_në_xhuf_të_jemenit
Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar disa pjesë të rajonit Xhuf të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 08:56 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Xhuf të Jemenit

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar disa pjesë të rajonit Xhuf të Jemenit.

Agjencia e lajmeve shtetërore të Jemenit të premten njoftoi se në vazhdën e sulmeve ajrore të forcave të regjimit Al Saud kundër vendbanimeve civile në qytetin Al-Matun në rajonin Xhuf, janë shkatërruar me dhjetëra shtëpi banimi dhe shumë të tjera kanë pësuar dëme të mëdha. Njëkohësisht me sulmet ajrore, forcat mercenare të regjimit Al Saud në Jemen gjithashtu kanë sulmuar me artileri disa rajone në Sirvah dhe Karamish në provincën Meareb në qendër të Jemenit. Arabia Saudite që nga 26 marsi 2015, ka filluar agresion të gjerë ushtarak kundër Jemenit.