Arrestohet kryetari i Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit
Korrik 30, 2016 13:31 Europe/Tirane
Forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar kryetarin e Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se në vazhdën e përkrahjes së gjerë të qytetarëve bahrejnas ndaj Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur fetar të këtij vendi, forcat e regjimit Al Khalifa kanë bastisur shtëpinë e Sejed Maxhid Mash'al, kryetarit të Kuvendit Islamik të dijetarëve fetarë të Bahrejnit dhe kanë arrestuar atë. Sejed Maxhid Mash'al është një prej personaliteteve me ndikim të madh në Bahrejn, i cili kohë më parë në deklaratat e tij ka dënuar ashpër vendimin e regjimit Al Khalifa për heqjen e shtetësisë së Shejkh Isa Kasem.
Tags