Regjimi sionist sulmon me raketa në jug të Sirisë
Ushtria e regjimit sionist ka sulmuar me raketa rajonet jugore të Sirisë për të mbështetur grupet terroriste.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se ushtria e regjimit sionist nga rajoni Harak në lartësitë e Golanit ka sulmuar me dy raketa njësitë e ushtrisë siriane në qytezën Samedanije në rajonin Kunejtra në jug të Sirisë, mirëpo nga ky sulm raketor nuk ka patur viktime në njerëz. Regjimi sionist këtë sulm e ka kryer gjatë pranisë së një grup i të komandantëve të lartë ushtarak të Sirisë si Al-Maxhd Hajmud në këtë rajon, mirëpo nuk ka arritur t'i realizojë qëllimet e tij. Vlen të theksohet se forcat ajrore të regjimit sionist më 26 qershor kanë sulmuar gjithashtu forcat e ushtrisë së Sirisë në rajonin Golan që ishin duke luftuar me grupet terroriste takfiriste. Që nga fillimi i krizës në Siri dhe depërtimit të grupeve terroriste të mbështetura nga disa vendeve rajonale dhe perëndimor në rajonet e ndryshme të Sirisë, regjimi sionist shumë herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane për të ndihmuar grupet terroriste.