Regjimi sionist sulmon me raketa në jug të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23320-regjimi_sionist_sulmon_me_raketa_në_jug_të_sirisë
Ushtria e regjimit sionist ka sulmuar me raketa rajonet jugore të Sirisë për të mbështetur grupet terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 09:16 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon me raketa në jug të Sirisë

Ushtria e regjimit sionist ka sulmuar me raketa rajonet jugore të Sirisë për të mbështetur grupet terroriste.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se ushtria e regjimit sionist nga rajoni Harak në lartësitë e Golanit ka sulmuar me dy raketa njësitë e ushtrisë siriane në qytezën Samedanije në rajonin Kunejtra në jug të Sirisë, mirëpo nga ky sulm raketor nuk ka patur viktime në njerëz. Regjimi sionist këtë sulm e ka kryer gjatë pranisë së një grup i të komandantëve të lartë ushtarak të Sirisë si Al-Maxhd Hajmud në këtë rajon, mirëpo nuk ka arritur t'i realizojë qëllimet e tij. Vlen të theksohet se forcat ajrore të regjimit sionist më 26 qershor kanë sulmuar gjithashtu forcat e ushtrisë së Sirisë në rajonin Golan që ishin duke luftuar me grupet terroriste takfiriste. Që nga fillimi i krizës në Siri dhe depërtimit të grupeve terroriste të mbështetura nga disa vendeve rajonale dhe perëndimor në rajonet e ndryshme të Sirisë, regjimi sionist shumë herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane për të ndihmuar grupet terroriste.