Çlirohet qyteza Hush Al-Fare në rrethinën e Damaskut
Ushtria e Sirisë ka çliruar nga pushtimi i terroristëve qytezën Hush Al-Fare në Ghutën lindore të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se në vazhdim të avancimeve të ushtrisë së Sirisë, forcat siriane kanë arritur të çlirojnë nga pushtimi i terroristëve qytezën Hush Al-are në afërsi të qytetit Duma, qendra kryesore e terroristëve të grupit "Xhejshul-Islam". Gjatë luftës së forcave siriane kundër terroristëve, disa terroristë të armatosur në rajonet lindore të Alepos në veri të Sirinë, janë dorëzuar pranë ushtrisë së këtij vendi. Para kësaj, ushtria e Sirisë me anë të një deklarate, ka deklaruar se për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të kthyer stabilitetin dhe sigurinë në qytetin Alepo, do tu jap një rast të vërtetë konstruktiv të gjithë personave të armatosur që dorëzojnë armët. Aktualisht terroristët në Alepo e konsiderojnë të përfunduar betejën e tyre në këtë rajon dhe janë në kërkim të largimit nga Alepo ose dorëzimit.