Abdulselam: Këshilli presidencial i Jemenit nuk do ta dëmtojë vendin
(last modified Sat, 30 Jul 2016 15:24:53 GMT )
Korrik 30, 2016 17:24 Europe/Tirane
  • Abdulselam: Këshilli presidencial i Jemenit nuk do ta dëmtojë vendin

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah ka njoftuar se Këshilli presidencial i cili do të krijohet nga Ansarullah dhe Kongresi kombëtar, nuk do ta dëmtojë vendin.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mohamed Abdulselam, zëdhënës i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka njoftuar se krijimi i Këshillit presidencial në Jemen nga Ansarullah dhe Kongresi kombëtar nuk do ta dëmtojë Jemenin. Kanali televiziv Al Mejadin duke cituar kryetarin e delegacionit negociator të lëvizjes Ansarullah, ka njoftuar se ky Këshill mirëpret çdo prani të çdokujt për bashkëpunim në drejtimin e çështjeve të vendit.

Tags