Fillon tërheqja e qytetarëve sirianë nga rajonet e rrethuara në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23344-fillon_tërheqja_e_qytetarëve_sirianë_nga_rajonet_e_rrethuara_në_alepo
Qytetarët të cilët kanë qenë duke jetuar në rrethinat lindore të Alepos në veri të Sirisë, kanë filluar të lëvizin për të dalë nga këto rajone që dominohen nga terroristët dhe një gjë e tillë është duke u bërë nëpërmjet rrugëve të sigurta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2016 12:55 Europe/Tirane
  • Fillon tërheqja e qytetarëve sirianë nga rajonet e rrethuara në Alepo

Qytetarët të cilët kanë qenë duke jetuar në rrethinat lindore të Alepos në veri të Sirisë, kanë filluar të lëvizin për të dalë nga këto rajone që dominohen nga terroristët dhe një gjë e tillë është duke u bërë nëpërmjet rrugëve të sigurta.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, pas njoftimit për hapjen e rrugëve të sigurta për daljen e qytetarëve nga rajonet që dominohet nga terroristët në lagjet lindore të Alepos, shumë familje kanë shfrytëzuar këto korridore të sigurta. Aktualisht shumica e familjeve janë nisur me autobusë dhe janë tubuar në rajonin Al Kasr. Sipas tyre, grupet terroriste i pengojnë qytetarët sirianë të largohen nga këto rajone, sepse kanë për qëllim që t’i përdorin ata si mburoja njerëzore. Guvernatori i Alepos ka njoftuar se rajonet lindore të këtij qytetit janë të gatshëm për pritjen e këtyre familjeve.