Çlirohet qyteza Hush Al Fare në periferi të Damaskut
Ushtria siriane ka çliruar qytezën Hush Al Fare, që gjendet në Guten lindore në Damask, kryeqytet i Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, në vazhdim të progreseve të ushtrisë siriane, forcat siriane kanë arritur të clirojën qytezën Hush Al Fare, në afërsi të qytetit Duma, qendra kryesore e grupit terrorist Fronti Al Aslam. Ndërkaq sot, ushtria e regjimit sionist nga rajoni Harak në lartësitë e Golanit ka sulmuar me dy raketa njësitë e ushtrisë siriane në qytezën Samedanije në rajonin Kunejtra në jug të Sirisë, mirëpo nga ky sulm raketor nuk ka patur viktime në njerëz. Regjimi sionist këtë sulm e ka kryer gjatë pranisë së një grup i të komandantëve të lartë ushtarak të Sirisë si Al-Maxhd Hajmud në këtë rajon, mirëpo nuk ka arritur t'i realizojë qëllimet e tij.