Çlirohet pjesa lindore e Ramadit në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23365-Çlirohet_pjesa_lindore_e_ramadit_në_irak
Forcat irakiane të sigurië kanë çliruar nga terroristët e ISIS pjesën lindore të Ramadit, qendër e provincën Anbar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 30, 2016 20:21 Europe/Tirane
  • Çlirohet pjesa lindore e Ramadit në Irak

Forcat irakiane të sigurië kanë çliruar nga terroristët e ISIS pjesën lindore të Ramadit, qendër e provincën Anbar.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ali Al Dalimi, kryetar i Këshillit lokal të qytetit Al Khaledie, të shtunën ka dhënë lajmin për çlirimin e rajoneve në lindje të Ramadit dhe sipas tij, gjatë këtyre operacioneve, forcat ushtarake dhe ato popullore kanë vrarë një numër të madh të terorristëve të ISIS. Abu Mahdi Al Mohandes, zv.kryetar  i Këshillit të forcave popullore ka thënë se forcat e sigurisë dhe ato popullore pritet shumë shpejt ta çlirojnë ishullin Al Khalideh në provincën Anbar që është një rajon i rëndësishëm për grupin terrorist ISIS. Ali Ibrahim Dabeun, komandanti i operacioneve ushtarake në provincën Anbar të Irakut, deklaroi se operacionet për çlirimin e rajoneve në verilindje të qytetit Ramdi në perëndim të Irakut përfshinë ishullin Khaledije, rajonin Al-Bubali dhe Albu Abid, ku po marrin pjesë forcat e ushtrisë, policisë lokale, forcat vullnetare popullore dhe forcat e fiseve të këtij rajoni. Këto operacione kanë filluar sot në mëngjes. Ali Ibrahim Dabeun shtoi se forcat irakiane të sigurisë sëpari do të spastrojnë ishullin Ramadi dhe rajonet rreth tij në veriperëndim të provincës Anbar dhe qëllimi i këtyre operacioneve është mbrojtje banorëve të shpërngulur nga vendbanimet e tyre.