Mbyllet qasja në bazën ajrore Inxherlik të Turqisë
Policia e Turqisë ka mbyllur qasjen në bazën ajrore "Inxherilik".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se rreth 7000 forca policore të armatosura të Turqisë me automjete të blinduara, kanë rrethuara bazën ajrore "Inxherlikt" e cila shfrytëzohet nga forcat e NATO-s dhe kanë mbyllur të gjitha rrugët hyrëse drejt kësaj baze ajrore. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se disa burime jo zyrtare kanë thënë se këto forca policore janë mobilizuar për tu përballur me një grusht shtet të ri. Qytetarët e Turqisë të enjten kanë organizuar protesta kundër pranisë ushtarake të Amerikës në vendin e tyre dhe këto protesta janë organizuara afër bazës ajrore "Inxherlik". Benali Yildirim, kryeministri i Turqisë, të premten ka njoftuar se disa puçistë janë vendosur në bazën ajrore "Inxherlik" dhe po planifikojnë operacione të reja kundër Qeverisë së Ankarasë. Prandaj Qeveria e Ankarasë po shqyrton edhe çështjen e mbylljes së bazës ajrore "Inxherlik". Vlen të theksohet se të paktën 1500 trupa të forcave amerikane dhe pajisje ushtarake të këtij vendi, si dhe të Arabisë dhe Katarit janë të dislokuar në bazën ajrore "Inxherlik".