Sulm terrorist ndaj centralit të gazit në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23422-sulm_terrorist_ndaj_centralit_të_gazit_në_veri_të_irakut
Nga një sulm i kryer ndaj centralit të Gazit në veri të Irakut janë vrarë të paktën 4 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 31, 2016 09:57 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist ndaj centralit të gazit në veri të Irakut

Nga një sulm i kryer ndaj centralit të Gazit në veri të Irakut janë vrarë të paktën 4 persona.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se të dielën në mëngjes terroristët kanë sulmuar një central gazi në veriperëndim të provincës Kirkuk në veri të Irakut. Ndërkohë kryeministri irakian Hejdar Ebadi në reagim ndaj miratimit të ligjit për ndalimin e veprimtarisë "Ba'th", organizatave të shpërbëra, partive dhe lëvizjeve terroriste, takfiriste dhe raciste në Parlamentin e Irakut, ka deklaruar se shpallja anëtarëve të partisë "Ba'th" kriminelë, konsiderohet një fitore për Irakun. Hejdar Ebadi ka theksuar se partia "Ba'th" në kohën kur ishte në pushtet, ka kryer krimet më të tmerrshme dhe pas rrëzimit nga pushteti ka vazhduar krimeve e veta deri më tani që po bashkëpunon me grupet terroriste, ndërsa rezultat i politikave të përgjakshme të kësaj partia është vrasja e një numri të madh të civilëve irakianë. Kryeministri irakian theksoi gjithashtu nevojën për ndëshkime parandaluese për këtë parti për shpalljen kriminelë të anëtarëve të kësaj partia. Përpjekjet e qeverisë irakiane do të vazhdojnë për shkatërrimin e terroristëve dhe përkrahësve të tyre,- shtoi ndër të tjera kryeministri irakian. Vlen të theksohet se Parlamenti i Irakut ka miratuar ligjin për ndalimin e veprimtarisë së partisë Ba'th dhe për ndalimin e kthimit të kësaj partie në skenën politike të Irakut me çfarëdo emri që të jetë.