Vazhdon arrestimi i palestinezëve nga regjimi sionist
Forcat e regjimit sionist kanë arrestuar katër palestinezë me akuzë të planifikimit të operacioneve rezistente.
Faqja informative sioniste 0404 njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të shtunën në mbrëmje kanë arrestuar 4 palestinezë në afërsi të një postblloku kontrollimi në rajonin Havare në jug të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Ushtria sioniste ka akuzuar këta palestinezë për planifikim të organizimit të operacioneve rezistente kundër sionistëve. Sipas këtij burimi, ushtarakët e regjimit sionist i kanë transferuar të rinjtë palestinezë në një vend të paditur dhe deri më tani ende nuk është bërë i qartë identifikimi i personave të arrestuar. Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe javën e kaluar kanë arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan që 7 prej tyre ishin të lidhur me Rezistencën Islamike Palestineze (Hamas). Sipas burimeve zyrtare palestineze, që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, janë martirizuar mbi 230 palestinezë nga ushtria sioniste dhe rreth 16 mijë të tjerë janë plagosur.