Erdogan përsëri kërkon nga Amerika ekstradimin e Fethullah Gylen
Presidenti i Turqisë përsëri ka akuzuar Fethullah Gylen, liderin e lëvizjes "Hizmet" për implikim në organizimin e grusht shtetit të 15 korrikut dhe ka kërkuar nga Amerikës ekstradimin e tij në Turqi.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, deklaroi se Fethullah Gylen duhet të ekstradohet në Turqi, për arsye se ai me përpjekjet për grusht shtet ka shkaktuar gjakderdhje në Turqi. Erdogon gjithashtu kërkoi organizimin e një tubimi të madh më 7 gusht në lagjen Jeni Kapë të Stambollit për ta dënuar grusht shtetin. Presidenti turk theksoi se nëse situata e vendit të tij nuk do të normalizohet, do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme dhe do të vazhdojnë shkarkimet e punonjësve dhe arrestimet e të dyshuarve për grusht shtet. Vlen të theksohet se autoritetet e Ankarasë akuzojnë Fethulla Gylen për rol në organizimin e grusht shtetit kundër qeverisë së Turqisë.