1389 ushtarakë largohen nga ushtria e Turqisë
(last modified Sun, 31 Jul 2016 13:07:34 GMT )
Korrik 31, 2016 15:07 Europe/Tirane
  • 1389 ushtarakë largohen nga ushtria e Turqisë

Pas deklaratave të reja të presidentit të këtij vendi në lidhje me mbylljen e shkollave dhe fakulteteve ushtarake, 1389 ushtarakë janë larguar nga ushtria e këtij vendi.

Gazeta turke "Hurriet" bëri të ditur për largimin e 1389 ushtarakëve nga ushtria e Turqisë. Largimi i këtyre personave nga ushtria është bërë pas deklaratave të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, në lidhje me mbylljen e shkollave dhe fakulteteve ushtarake për shkak të lidhjeve me organizatorët e grusht shtetit ushtarak të 15 korrikut. Pas këtij grusht shteti, janë shkarkuar mbi 60 mijë punonjës nga institucionet e ndryshme dhe administrata në Turqi.

Tags