Reagimi i Ligës Arabe ndaj ndërtimit të kolonive sionist
Liga Arabe ka dënuar ndërtimin e kolonive nga ana e regjimit sionist.
Ditën e dielë liga arabe dënoi vendimin e regjimit sionist për ndërtimin e 323 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara. Kjo ligë kërkoi të ushtrohen presione rajonale dhe ndërkombëtare ndaj regjimit sionist me qëllim që ky regjim të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Liga Arabe theksoi se në rast se regjimi sionist nuk u jep fund ndërtimeve të kolonive sioniste, ai nuk mund të presë negociata për zgjedhjen e çështjes palestineze. Ndërtimi i kolonive sioniste nga ana e regjimit sionist në BPLJ dhe në Kodsin lindor është veprim i jashtëligjshëm nga aspekti ndërkombëtar dhe është dënuar nga OKB dhe GJND. Me gjithë këto qëndrime regjimi sionist vazhdon ndërtimin e kolonive sioniste. Liga Arabe vetëm sa e ka dënuar ndërtimin e kolonive sioniste nga regjimi sionist, mirëpo deri tani kjo ligë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë procesin e ndërtimit të këtyre kolonive.