Taleban merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
Grupi Taleban ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj një karvani të ushtrisë afgane në Kabul kryeqytetin e Afganistanit.
Menjëherë pas shpërthimit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë në Kabul, grupi Taleban doli me një deklaratë ku tha se objektivi ishte një karvan i ushtrisë pranë hotelit Northgate që ndodhet pranë bazës ushtarake amerikane Begram në veri të Kabulit. Zabiulllah Muxhahed zëdhënësi i Taleban tha se në këtë operacion kanë marrë pjesë 4 persona të armatosur dhe shtoi se nga shpërthimi i një kompani me bombe janë vrarë 100 agresorë. Ditët e fundit Kabulit ka përjetuar disa sulme terroriste. Nga sulmi i 23 korrikut në Kabul, të paktën 80 persona humbën jetën dhe 230 të tjerë u plagosën.