Damasku i gatshëm për bisedimet mes palëve siriane në Gjenevë
Zëvendësi i Stefan De Mistura, të dërguarit special të OKB për Sirinë, gjatë takimit që pati me Valid Mualem, ministër i jashtëm i Siri, theksoi vendosmërinë e Sirisë për të marrë pjesë negociatat mes palëve siriane në Gjenevë.
Shefi i diplomacisë siriane shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës. Vlen të theksohet se Remzi Ezedin Remzi, zëvendësi i Stefan De Mistura, ka shkuar për një vizitë në Siri ku u takua me Valid Mualem Ministër i jashtëm dhe Fejsal Megdad zv/ministër i jashtëm i Sirisë, të cilëve u parashtroi propozimin e Stefan De Mistura për zgjidhjen e krizës në Siri. Pas këtij takimi z. Remzi tha: Valid Mualem ka shprehur vendosmërinë e vendit të tij për të marrë pjesë në negociatat e ardhshme të tetorit në Gjenevë. Ndërkohë në Siri po bëhen përpjekje të shumta për tu ardhur në ndihmë banorëve në qytetin Alepo. Sergei Shajgo tha se janë hapur tre vendkalime për civilët dhe ata persona të armatosur të cilët kanë ndërmend të dorëzohen tek forcat siriane.