Seancë parlamentare plot tension në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i23578-seancë_parlamentare_plot_tension_në_irak
Ministri i mbrojtjes i Irakut e ka akuzuar kryetarin e parlamentit të këtij vendi për korrupsion.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 01, 2016 15:21 Europe/Tirane
  • Seancë parlamentare plot tension në Irak

Ministri i mbrojtjes i Irakut e ka akuzuar kryetarin e parlamentit të këtij vendi për korrupsion.

Sipas agjencisë së lajmeve Someria News, Khaled Abidi, ministër i mbrojtjes i Irakut, në seancën e sotme të parlamentit irakian ka thënë se Selim Al Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut, është i përfshirë në disa dosje korrupsioni të lidhura me kontratat e armëve. Ministri i mbrojtjes i Irakut po ashtu Mesni Samerani, punëtor në zyrën e Al Xhaburi e ka akuzuar për korrupsion. Një nga temat e ditës në seancën e sotme të parlamentit irakian ishte interpelanca ndaj Khaled Abidi, ministër irakian i mbrojtjes. Kjo seancë u zhvilluar nën kryesimin e Selim Al Xhaburi dhe me praninë e 182 deputetëve. Khaled Abidi interpelancën ndaj tij e ka konsideruar llogari personale dhe politike. Thuhet se pas akuzave të ministrit të mbrojtjes të Irakut kundër kryetarit të parlamentit Selim Al Xhaburi, në shenjtë proteste ky i fundit e ka lëshuar parlamentit dhe ka deklaruar se deri në kohën kur do të shpallet i pafajshëm në Gjykatën e lartë të Irakut, nuk do të kthehet në parlament. Me këtë rast, kryeministri irakian z. Heidar Ebadi, duke folur në lidhje me tensionet politike në parlamentin irakian, nga Këshilli kërkoi transparencë për të bashkëpunuar me komisionin hetimor të parlamentit.